Gjykata Kushtetuese merr vendim për ankesën e Vetëvendosjes ndaj Thaçit

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të ish-presidentit Hashim Thaçi të datës 14 mars 2020 për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të heqë nga lista kërkesën e deputetëve të VV-së, dhe me shumicë votash kjo çështje ka mbetur pa objekt shqyrtimi

Sipas GJK-së pozita e tanishme, përkatësisht caktimi i datës së zgjedhjeve është rrethanë e tillë e cila konsiston në atë që kërkesa në fjalë, tashmë nuk ka arsyetim dhe se qëllimi që është kërkuar të arrihet, tashmë është arritur plotësisht.

“Gjykata konstaton se përmes Vendimit të Presidentit [Nr.157/2020], objekti i kërkesës së parashtruesve të kërkesës ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Pozita e tanishme, përkatësisht caktimi i datës së zgjedhjeve është rrethanë e tillë e cila konsiston në atë që kërkesa në fjalë, tashmë nuk ka arsyetim dhe se qëllimi që është kërkuar të arrihet, tashmë është arritur plotësisht. Në dritën e kësaj, Gjykata konsideron se nuk ka më merita për të shqyrtuar më tutje këtë çështje dhe një arsyetim të tillë, Gjykata tashmë e ka shprehur qartë edhe në praktikën e saj gjyqësore”, thuhet në vendimin e kësaj gjykate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme