Gjykata Kushtetuese shënon 8-vjetorin e themelimit

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 20:26 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krerët e institucioneve të Kosovës e përfaqësues të institucioneve të tjera, si dhe mysafirë nga Gjykatat Kushtetuese të rajonit e më gjerë, kanë marrë pjesë në shënimin e tetëvjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Në fjalën e saj, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, tha se Kosova, si shtet i ri, ballafaqohen me procese të shumta sfiduese dhe është në përpjekje të vazhdueshme për konsolidimin dhe për avancimin e demokracisë, për forcimin e sundimit të ligjit, për zhvillimin ekonomik dhe me përkushtimin ndaj proceseve integruese. Këto sfida nuk janë vetëm të karakterit politik, por edhe ekonomik, social e ligjor”, u shpreh ajo.

Gjykata Kushtetuese, gjithmonë në përputhje me mandatin dhe me kompetencat e përcaktuara me Kushtetutën Kosovës dhe me aktet e tjera juridike po vazhdon të krijojë praktikën e saj ligjore, e cila në disa prej fushave të gjykimit kushtetues tashmë mund të quhet lirisht praktikë e konsoliduar gjyqësore”.

Në vazhdim, Rama-Hajrizi përmendi sfidat me të cilat ballafaqohet Gjykata. Ajo kërkoi nga Kuvendi që të plotësoj në afat sa më të shkurtër kohor pozitën e lirë që ka mbetur në Gjykatë pas dorëheqjes së gjyqtarit Carolan. “Por në vitin e ardhshëm, Gjykatën tonë e pret një sfidë edhe më e madhe për funksionimin e saj, kur edhe pritet të marrë fund mandati i katër gjyqtarëve të tjerë ndërkombëtar”, tha ajo.

“Nëse procesi për zëvendësimin e gjyqtarëve nuk do të zhvillohet brenda afateve të parapara me Kushtetutë, Gjykata Kushtetuese rrezikon të humbë edhe shumicën e domosdoshme për vendimmarrje. E një gjykatë kushtetuese jofunksionale rrezikon edhe vetë themelet e ekzistencës dhe të sundimit të ligjit”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori pjesë sot në ceremoni, tha se Gjykata Kushtetuese, gjatë këtyre tetë viteve të punës së saj, ka treguar se është plotësisht e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj, në mbrojtje të kushtetutshmërisë.

Ai tha se funksionimi dhe efikasiteti i Gjykatës Kushtetuese duhet të merret si model i funksionimit të gjyqësorit në vendin tonë edhe nga nivelet tjera të gjyqësorit.

Presidenti Thaçi tha se zbatimi i Kushtetutës është qenësore për shtetin tonë, duke ditur vlerat që ka. Ai më tej tha se shpresoj se gjatë muajve të ardhshëm sikurse në të gjitha institucionet e drejtësisë së Kosovës i gjithë autoriteti do të bartet tek vendorët, sepse sipas presidentit Thaçi, Kosova po dëshmon se ka ndërtuar kapacitetet e plota profesionale dhe kredibile te drejtësisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova përgjatë këtyre viteve u ballafaqua me shumë sfida por edhe me të arritura që nuk mund të injorohen.

Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues të institucioneve shtetërore, ambasadorë të akredituar në Kosovë, gjyqtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, në mesin e të cilëve edhe delegacione të Gjykatave Kushtetuese nga rajoni, vlerësoi punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke ofruar me këtë rast ndihmën e Qeverisë në pavarësinë e kushtetueses.

“Qeveria e Kosovës do të jetë në dispozicion që përbrenda kuadrit kushtetues të ndihmojë Gjykatën në rrugëtimin e saj për të mbrojtur parimet dhe normat Kushtetuese, pra në pavarësinë e saj”, tha kryeministri Haradinaj në ceremoninë solemne për nderë të vitit të 8-të gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo më shumë:

Të ngjashme