Gjykata Speciale fton edhe një ish-komandant të UÇK-së

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim komandantin e UÇK-së, Skender Zhitinë.

Lajmi u bë i ditur nga bashkëluftëtari i tij, Isak Curri.

“Gjykata Speciale fton edhe bashkëfshatarin dhe Komandantin tim të Luftës Skender Zhitinë. Komandant i ndershëm i shërbeve Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe ndershëm mbas luftës, isha dhe mbetem krenar me ty që se bashku i shërbyem çlirimit te vendit. Krenarë me luftën e UÇK-së. LAVDI LUFTËS SË UÇK-së”, ka shkruar ai.

I ftuari nga Gjykata Speciale, Skender Zhitia, në anën e djathtë.


Të ngjashme