“Gjykata Speciale kancer që ia kemi ngjitur vetes”

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 22:01 | Nga

Avokat, Tomë Gashi, ka thënë se në të ardhmen nuk do të dihet se kush ka kryer krime në Kosovë, serbët apo shqiptarët.

“Bota do të na sheh në të ardhmen, a kanë kryer krime serbët në 98-99, a vranë 15 mijë veta serbët, pretendimi do të jetë se kush ka kryer krime serbët apo shqiptarët”, ka thënë Gashi.

“E kemi votuar, deputetët tanë, një gjykatë që është raciste, por edhe antihistorike. Një gjykatë kaq antihistorike, vetëm ne shqiptarët e kemi votuar”.

Ai ka thënë se askund në rruzull nuk ka shtet që voton një gjykatë kundër vetvetes.

“Mund ta krahasojmë atë me një lloj kanceri që vetes ia kemi ngjitur”.

“Dëmin më të madh ata deputetë që kanë votuar nuk kanë mundur t’ia bëjnë vetvetes”.

Gashi më tej ka thënë se nuk ka asnjë avokat shqiptarë që është regjistruar në Gjykatën Speciale, por në anën tjetër nuk dihet nëse ndonjë i huaj e ka bërë këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme