Gjykata Speciale: Nuk merremi me opinionet personale të Malcolm Simmons

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Ish kryetari i gjyqtarëve të EULEX gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Mandate dhe Imunitete ndër të tjera kishte folur edhe rreth punës së Gjykatës Speciale më seli në Hagë.

Malcolm Simmons kishte deklaruar se kjo gjykatë është krijuar ekskluzivisht për t’i hetuar e dënuar krerët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por Gazeta Blic ka pyetur Gjykatën Speciale për akuzat që janë hedhur në drejtim të saj nga ish-kryegjyqtari i EULEX, por që zyrtar të saj kanë komentuar pak në lidhje me deklaratat e Simmons.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk i komentojnë opinionet personale. DHSK-ja u themelua në bazë të një amendamenti të Kushtetutës së Kosovës si dhe në bazë të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës dhe është e përqendruar në përmbushjen e mandatit të saj në përputhje me këtë kornizë ligjore”, ka thënë zyrtarja për media në Dhoma te Specializuara’, kanë thënë zyrtar për media të Gjykatës Speciale për Gazeta Blic.

Këta zyrtarë kanë pasur edhe një përgjigje rreth asaj se pse Malcolm Simmons nuk është pjesë e Gjykatës Speciale.

“Aplikimi dhe përzgjedhja e gjyqtarëve të DHSK-së është shqyrtuar nga një panel i pavarur përzgjedhës në përputhje me ligjin. Andaj, DHSK-ja nuk mund të komentojë mbi aplikantët ose procedurën e përzgjedhjes:, thuhet në përgjigjen e zyrtarëve për media pranë Dhomave të Specilziuara.

Nga Gjykata Speciale kanë pasur edhe vlerësim për punën që bëjnë duke u përgjigjur tërthorazi akuzave të Simmons se “se gjykaat speciale” ka mision të hetoj dhe dënoj udhëheqësit e luftës së UÇK-së.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përqendruara në përmbushjen e mandatit të tyre në përputhje me kornizën e tyre ligjore. Ato nuk spekulojnë lidhur me opinionet personale të z. Simmons’, kanë thënë ata.

Ndërkohë dje gjatë raportimit të Komisionin për mandate dhe Imunitete, ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale.

Ai para deputetëve të Kosovës tha se se niveli i tij i besimit në Dhomat e Specializuara është i barabartë me besimin që ai e ka në gjyqësorin e Rusisë apo Iranit.

“Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specilizuara të Kosovës”, kishte deklaruar Simmons.

Ai kishte shtuar se ka vërejtje edhe në komunitetin ndërkombëtar karshi Gjykatës Speciale.

“Ka shqetësime të mëdha në nivel të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me nivelin e kompetencave të Gjykatës dhe në lidhje se si po administrohet drejtësia”, kishte thënë ndër të tjera ai

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të reagojë pasi tha se Gjykata Speciale “është aty vetëm për t’i ndëshkuar ish-komandantët e UÇK-së”.

Të ngjashme