Gjykata Themelore e Prishtinës bëhet me pajisje audio-incizuese

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Anti-Korrupsion (SAEK II), ka dhuruar audio pajisje për incizim, Departamentit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë në një ceremoni rasti që u mbajt sot.

Valbona Bogujevci, Asistent Përfaqësuese e Përhershme dhe Koordinatore e Programit me këtë rast theksoi: “Është mjaft inkurajuese të shohim edhe themelimin e Departamentit Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës, si pjesë e përpjekjeve të gjithëmbarshme për të luftuar korrupsionin në Kosovë. Ne mbesim me shpresë që pajisjet për incizime që po dhurojmë sot do të ndihmojnë transparencën e seancave gjyqësore, do të përmirësojnë efikasitetin në punë si dhe do të mundësojnë akoma më shumë qasjen në drejtësi”.

Arben Hoti, Nën-kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës tha se audio pajisjet për incizim janë domosdoshmëri për efikasitetin e seancave gjyqësorë. Hoti vazhdojnë duke thënë se sundimi i ligjit është prioritet sidomos meqë jemi në proces të integrimeve. Misioni jonë, Hoti tha, nuk mund të arrihet pa mbështetjen e UNDP-së dhe të donatorëve, dhe prandaj jemi shumë mirënjohës dhe do të dëshironim të vazhdonim bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Ky donacion është pjesë e aktiviteteve për të mbështetur sistemin e drejtësisë në Kosovë për përmirësimin e transparencës së seancave gjyqësore, qasjes në drejtësi dhe efikasitetit të sistemit në përgjithësi duke mundësuar reduktimin e dukshëm të kohëzgjatjes së gjykimeve.

Zyra e UNDP-së në Kosovë do të vazhdojë partneritetin me Gjykatën Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamentin Special, në përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur Objektivin e Qëndrueshëm të Zhvillimit, SDG 16, për Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Fuqishme, shkruan Klan Kosova.

Donacioni është bërë i mundur fal mbështetjes financiare të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim (SDC) në Kosovë.

Të ngjashme