Gjyqtari i EULEX-it thotë se Ligji për Trepçën është antikushtetues

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:40 | Nga

Gjyqtari i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i  Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EULEX-i konsideron se Ligji për Trepçën është antikushtetues.

Ai ka arritur në përfundim se ligji është antikushtetues për dy arsye, që të dyja të bazuara në të drejtave themelore që e garantojnë pronën (neni 46 i Kushtetutës) “Së pari, ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës” thuhet në arsyetimin e tij, raporton Gazeta Express.

Ai ka dhënë edhe shpjegime tjera mbështetëse të cilat sipas tij e bëjnë këtë ligj antikushtetues:

Pas shpalljes, Ligji Nr. 05/L -120 për Trepçën ka hyrë në fuqi. Ligji i nxjerrë asetet e vlefshme nga NSH Trepça dhe i bartë ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80% e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20% në pronësi private.

Aksionarët i marrin aksionet falas. Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së Trepça e as nuk garanton për to. Në formën e mbetur, NSH-së Trepça i hiqen asetet e saj pak para se të skadojë moratoriumi dhe kreditorët do të mund të tentojnë likuidimin që të realizojnë paditë e tyre. Por NSH-ja do të vazhdojë të përballet akoma me tërë borxhin e saj.

Paditësi në rastin C-II-14-0114 pranë DHPGJS-së, ka një padi kundër NSH-së Trepça. Ligji e zvogëlon vlerën e padisë së paditësit në zero pa e kompensuar atë.

Vlera e padisë së tij ndaj Trepçës është reduktuar në zero, pasi Trepça ka mbetur pa burime si dhe e mbingarkuar me borxhe. Së dyti, shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim. Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese (neni 113.8 i Kushtetutës), e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme