Gjyshinca: Gashi e Shala më sulmuan fizikisht, lëndimet janë të evidentuara

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 16:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, ka thënë se është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ka pësuar lëndime trupore dhe se ato janë evidentuar edhe nga ekipet mjekësore.

Gjyshinca në një konferencë për medie ka treguar versionin e tij si ka ndodhur rasti.

“Me të përfunduar mbledhja e Komisionin unë ka dalë më me vonesë, dhe kur kam dalë në korridor jam sulmuar nga deputetët Kujtim Shala dhe Arben Gashi”.

“Shalën e kam respektuar si intelektual dhe koleg edhe gjatë mbledhjes i jam drejtuar në mënyrë shumë të drejtë”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se sulmin ndaj tij e vërtetojnë edhe incizimet.

Ajo çfarë ka ndodhur në korridor sipas tij, është shpërfaqje e asaj që nuk e durojnë argumentimin ndryshe.

“E kam të vështirë ta kuptoj se si një person si Kujtim Shala të bjerë në këtë nivel”, është shprehur Gjyshinca.

Të ngjashme