Gjyshinca nuk e nderon ambasadorin francez me ngritje në këmbë

Prishtinë | 25 Tet 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka injoruar ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ky i fundit ka shkuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ku pjesë e komisionit është edhe deputeti Gjyshinca, i cili nuk është ngritur në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin.

Gjyshinca nuk ngrihet në këmbë për ta mirëpritur ambasadorin e ri të Francës, edhe pse këtë gjë e bëjnë të gjithë anëtarët e tjerë që ishin ulur në të njëjtën tavolinë: Xhavit Haliti, Haki Abazi, Time Kadrijaj, Yllza Hoti e Doarsa Kica-Xhelili.

Gjyshinca u mjaftua me përshëndetje me lëkundje koke.

Franca në vazhdimësi ka qenë kundër liberalizmit të vizave për Kosovë, dhe besohet që veprimi “populist” i deputetit të VV-së është bërë në shenjë pakënaqësie me qasjen e njërit prej shtetit kryesor të BE-së.

Të ngjashme