Glauk Konjufca kërcënon KQZ-në, me u çu krejt bota s’e ndalin kandidimin e Kurtit

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 22:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka bërë një kërcënim sonte ndaj Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Konjufca ka thënë se “Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe prej KQZ-së këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjedhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet me u trajtu pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”,

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është shprehur i bindur në të drejtën e Albin Kurtit, liderit të LVV-së, për kandidim në zgjedhjet e ardhshme.

Konjufca ka deklaruar se nuk ka dilemë që Kurtit, sipas ligjeve në fuqi, i garantohet e drejta për të garuar në zgjedhje parlamentare.

“Albin Kurti me këtë legjislacion e ka fituar mandatin në vitin 2019. Me këtë kod penal e ka fituar mandatin herën e fundit. Kushtetuta pra, ia garanton z. Kurti se ajo që i është shqiptuar Albin Kurtit si dënim me kusht. Për këtë, Albin Kurtin, me u çu krejt bota nuk mund ta ndalë të kandidojë për deputet”, ka thënë Konjufca për Kohavisionin.

Sipas akt-gjykimit të Gjykatës Kushtetuese, asnjë person që ka dënim në tri vitet e fundit nuk duhet të certifikohet (nga KQZ-ja) për të garuar për deputet në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Të ngjashme