Glauk Konjufca ngatërrohet pak dhe përmend PDK-në në vend të PD-së, e përmirëson Lulzim Basha

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, tha se Kosovës po i kanoset rreziku që në bisedime me Kosovën ‘të hapet tema e Asociacionit’.

“Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës”, ku më pas ndërhyri Basha duke thënë:

‘Të Shqipërisë’.

E më pas Konjufca vazhdoi:

“…të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, që i shpjegoi si qëndrime të PDSH-së edhe kryetari Basha.

Edhe në dialogun që e kemi me Serbinë por edhe në sfidat e integrimeve evropian sepse vetëm duke pasur një pozicion unik, të përbashkët, të dy shtetet tona mund të kenë sukses”, tha Konjufca.

Të ngjashme