Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit, edhe me votat e LDK-së

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 16:06 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit, raporton Ekonomia Online. Ai ka marrë 75 vota për, 29 abstenime dhe 6 vota kundër.

Kreu i VV-së Albin Kurti nga VV-ja ka propozuar Konjufcën si kandidat për Kryetar të Kuvendit.

“Propozimi ynë për kryetar të Kuvendit nga radhët e VV është Glauk Konjufca”.

Për Konjufcën kanë votuar edhe deputetët e LDK-së, megjithëse nuk ka pasur një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy partive që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Të ngjashme