Gligorov: Zëri i Rusisë për Kosovën nuk do të thotë asgjë

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Vladimir Gligorov, bashkëpunëtor i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, ka thënë se kur është fjala për Kosovën, Rusia nuk do të thotë asgjë.

Ai duke komentuar për portalin serb Pescanik deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putinit, se shpallja e republikave separatiste në Ukrainë është bërë sikur Kosova që shpalli pavarësinë, ka thënë se Rusia ishte gjithnjë e vetëdijshme për procesin nëpër të cilin kalonte Kosova kur u pavarësua.

“Kur është fjala për Kosovën, Rusia gjithnjë, deri në votimin për planin Ahtisari, pastaj për planin e Ishingerit, ishte pjesë e procesit që edhe me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë kishte si një ndër epilogët legjitim – pavarësinë e Kosovës. Pra, në të gjitha ato vendimet për të cilat Rusia ka mund të thotë shumë herët, kur Putini ishte në pushtet, ka mund të thotë shumë herët ‘ne me gjithë këtë nuk pajtohemi, nuk e duam as Ahtisarin, nuk e duam as atë që ishte para tij dhe e shkroi atë raportin në bazë të të cilit Ahtisari mori mandatin, se situata është e paqëndrueshme dhe duhet të merret vendimi’, e kështu me radhë. Në gjithë këtë proces Rusia ishte e vetëdijshme se një ndër epilogët e mundshëm është pavarësia e Kosovës dhe kjo është regjistruar shumë mirë pikërisht në atë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Domethënë, nëse ju e shikoni këtë, keni për të parë se nuk është vetëm se Rusia votoi largimin e Jugosllavisë nga Kombet e Bashkuara, ndërsa për sanksionet të mos flasim, dhe nuk është vetëm ajo se Bashkimi Sovjetik vendosi sanksione ndaj Jugosllavisë”, ka thënë ai, transmeton kdpolitik.

Theksoi se “zëri rus, kur është fjala për Kosovën, praktikisht nuk do të thotë asgjë, pavarësisht edhe nga kjo, madje që Putini po thotë se praktikisht ajo që vlen për Donbasin – vlen edhe për Kosovën”.

Sipas tij, Rusia do të sillet ndaj Serbisë ashtu siç mendon se është me interes për të dhe kurrsesi mirëkuptim për qëndrimin serb, përveçse me retorikë nuk ka.

“Jeni në njërën apo në anën tjetër”, tha Gligorov.

Gligorov tha se politika e jashtme serbe për dekada mbështetet në refuzimin e çdo kompromisi dhe shtyrjen e të gjitha vendimeve.

“Kjo qasje për të cilën pohohet se forcon pozicionin e Serbisë, e ka reduktuar shtetin e saj në një grumbull dobësish që gjatë luftës në Ukrainë kulmuan në një stuhi të përsosur diplomatike”.

Të ngjashme