GLPS-ja dhe Çohu u kërkojnë institucioneve që t’i publikojnë dokumentet publike

Prishtinë | 02 Dhj 2019 | 12:04 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)  në bashkëpunim me organizatën “Çohu” diskutuan rreth ligjit të ri për qasje në dokumente publike, raporton Ekonomia Online.  

Aty u tha se dokumentet publike edhe pse do të duhej të ishin të qasshme për qytetarët, mediet apo shoqërinë civile sipas ligjit në Kosovë shpesh mbahen brenda sirtarëve të institucioneve.

Sipas GLPS-së dhe Çohu, institucionet publike edhe pse kanë obligim të publikojnë online dokumentet që janë me rëndësi për publikun, rrallë herë e bëjnë ketë. Sipas tyre, përveç që nuk i publikojnë, institucionet shumë shpesh nuk lejojnë qasje ne dokumente edhe pas kërkesave zyrtare për qasje. Zakonisht në këto raste institucionet nuk përgjigjen fare, japin përgjigje gjysmake apo refuzojnë komplet përgjigjet.

Leonida Molliqaj nga “Çohu”, tha se qëllimi i këtij diskutimi është që të dalin në pah vështirësitë ngase siç tha ajo edhepse ekziston rregullimi ligjor që të dhënat të bëhen publike në ëeb faqet e tyre, kjo rrallë ndodhë.

 “Sot po publikojmë katalogun që trajton mënyrat e refuzimit të institucioneve publike. Sipas analizës sonë është pa që metoda e refuzimit është heshtja e institucioneve ku kërkesat, institucionet kanë vendos mos me kthy fare përgjigje, duke lënë pezull hulumtimin nga organizatat. Qasja e kufizuar në dokumente ku disa raste OJQ-të kanë kërkuara me pas qasje, por institucionet kanë ofruar vetëm shikimin. Kemi raste të refuzimeve pa bazë ligjore, kanë qenë shumë të paqarta. Institucionet nuk publikojnë dokumentet e caktuara p.sh për shpenzimin e parasë publike. Mënyrë tjetër ka qenë pagesa për qasje në dokumente publike.  Disa kanë kërkuar pagesë për çdo faqe të atij dokumenti”, ka thënë ajo.

Ema Pula nga GLPS-ja ka treguar se si do të përcaktoheshin me ligjin e ri kërkesat dhe si do të duhet të vepronin institucionet.

“Kërkesa për qasje në ligjin e ri përcakton format që duhet bërë kërkesa dhe institucionet që duhet të lëshojnë informata. Kur një kërkesë refuzohet institucionet duhet ta kalojnë më testin e dëmit dhe interesit publik”, tha ajo.

Pula theksoi si parimi i publikimit proaktiv detyron të gjitha institucionet që të publikojnë në mënyrë proaktive me vetë iniciativë të gjitha dokumentet publike nga momenti që ato bëhen të qasshme brenda afatit 15 ditësh.

GLPS-ja ka dhënë disa rekomandime.

“Institucionet publike duhet të publikojnë çdo dokument publik që qytetari të ketë qasje të menjëhershme. Institucionet publike për publikimin e të dhënave të hapura duhet të udhëhiqen nga parimet e përcaktuara me ligj të publikohen me vetiniciativë pa kërkesë nga qytetaret dhe të jenë të qasje në web faqet e tyre. Institucionet duhet të ofrojnë dhe të mos e kufizojnë asnjëherë qasjen në rastet e shpenzimit të parasë publike. Legjislatura e ardhshme të përzgjedh komisionerin për Agjencinë për informim dhe privatësi”, tha Pula, raporton EO.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi duhet t’i propozojë Qeverisë së ardhshme sa më shpejt aktet nënligjore të cilat rregullojnë fushën e zbatimit dhe ushtrimit të së drejtës për qasje në dokumente publike. Çdo institucion publik me rastin e vendosjes nëse dokumentet publike përmbajnë ndonjërin prej kufizimeve të parapara me ligj detyrohet të bëjë testin e dëmit dhe interesit publik”, theksoi ajo.

Të ngjashme