GLPS: Rezoluta për dialogun ka të meta, nuk anulon mundësinë që të bisedohet për territore

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 10:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka prezantuar analizën përmbledhëse të rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Përparim Kryeziu nga GLPS  ka prezantuar të metat kryesore rreth çështjes së dialogut.

GLPS-ja edhe një herë kthen vëmendjen drejt nevojës për një pajtueshmëri të gjerë politike dhe nënvizon shqetësimin se Kosova vazhdon të përballet me paqartësi serioze lidhur me formën dhe përmbajtjen e bisedimeve në Bruksel.

“Kjo analizë ka gjetur të metat kryesore të tre dokumentet kyçe për procesin e dialogut të cilat nuk kanë arritur të plotësojnë qëllimin e tyre kryesor. Kanë kaluar katër muaj që kur Kuvendi ka miratuar rezolutën për Dialogun si dhe listën e anëtarëve të delegacionit shtetëror, dialogu vazhdon të jetë i paqartë dhe Kosova dhe qytetarët kanë të njëjtat paqartësi sikurse kishin në maj të vitit 2018 atëherë kur presidenti doli me një ide për shkëmbim territoresh”, ka thënë ai.

Kryeziu ka thënë se nevojitet kompromis i gjerë politik për të tejkaluar këto probleme dhe shqetësime të vazhdueshme.

“GLPS kthen vëmendjen tek nevoja e pakapërcyeshme dhe e pakompromis e kompromisit të gjerë politik dhe poashtu nënvizon shqetësimin se Kosova po vazhdon të përballet me probleme dhe shqetësime të njëjta”, tha ai.

Kjo analizë gjen se të tre dokumentet bë në fjalë kanë dështuar të përmbushin qëllimet e tyre kryesore politike. Çështja e dialogut vazhdon të jetë ende e paqartë.

“Përkundër deklarimeve publike të koalicionit qeverisës dhe anëtarëve të delegacionit, dokumentet nuk kanë arritur të prodhojnë një pajtueshmëri të mjaftueshme politike dhe nuk kanë arritur që këtë pajtueshmëri ta mëshirojnë në një organ të vetëm të autorizuar nga Kuvendi për të udhëhequr bisedimet dhe shqetësimi për mundësinë e diskutimit mbi çështje të territoreve vazhdon të jetë prezent”, ka thënë ai.

Duke e njohur pozicionin tashmë të dobët të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar, GLPS e sheh të pafavorshëm finalizimin e dialogut në këto rrethana.

“GLPS nuk rekomandon që procesi i dialogut të konkludoj me një marrrëveshje gjithëpërfshirëse për nga përbajtja e saj. Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kulmoj me një marrëveshje politike e cila para së gjithash adreson çështjet kryesore në mes dy vendeve, të cilat janë pajtimi dhe njohja e dyanëshme. Temat tjerat sikurse ato të menaxhimit të përbashkët të kufinjëve, tregtisë, energjise, telekomunikacionit dhe edukimit duhet t’i nënshtrohen marrëveshjeve tjera dytësore të cilat mund të arrihen pasiqë dy shtetet të kenë vendosur marrëdhënie diplomatike”.

Të ngjashme