GLSP-ja kërkon që Qeveria e re të fillojë vettingun në sistemin e drejtësisë

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 11:41 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP) ka mbajtur konferencë për medie me temë: “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë “, raporton Ekonomia Online.

Arbëresha Loxha, drejtoresh në GLSP, tha se është e nevojshme që sistemi i drejtësisë t’i n ënshtrohet një reforme të thellë.

Madje ajo ka kërkuar nga Qeveria e re që të fillojë këtë proces pas marrjes së mandatit.

“GLSP përmes këtij reagimi kërkon që sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohet një reforme të thellë ashtu që t’i kthehet integriteti dhe profesionalizmi. Në vlerësimin tonë reforma mëqenësore është që sistemi i drejtësisë duhet t’i nënshtrohet një kontrolli”.

“Qeveria e re duhet të ketë prioritet fillimin e një sistemi të vettingut që duhet të ketë elemente procedurale, paanshmëri, të jetë i dizajnuar nga njerëz kompetent me standarde më të mira ndërkombëtare dhe të rajonit, dhe të jenë persona profesional”.

Ajo thotë se kyr proces nuk duhet të zgjasë më shumë se katër vjet, sic ka ndodhur në Shqipëri.

“Procesi të jetë transparent dhe të mos adresohet kundër personave por kundër dukurisë së abuzimit; të ketë elemente të përfshirjes ndërkombëtare përmes personave jo-diplomatik. Vettingu duhet të mundësoj që procesi të fillojë dhe të përfundojë brenda 4 vjetësh dhe të mos lejoj tejzgjatje siç është rasti në Shqipëri”.

“Mos jetë proces i cili i nënshtrohet një herë, por që garantohet që të vendoset një sistem i përhershëm i mbikëqyrjes së ruajtjes dhe respektimit të standardeve të tilla në vazhdimësi”.

“Vettingu duhet të përfshijë edhe kategori të tjera të institucioneve sidomos në Polici, Dogan dhe zyrtarët e prokurimit”.

Reze Hoxha nga GLSP-ja, tha se sistemi i vettingut duhet të përmbajë tre komponent.

“Vettingu në sistemin e drejtësisë duhet të ketë tre komponentë: komponentin e integritetit, komponentin profesional dhe integritetin e pastërtisë së tyre”.

Të ngjashme