GLSP: S’mjafton vetëm miratimi i fondeve të IPA-s, implementimi të mos varet nga interesat partiake

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 15:36 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 22 gusht është caktuar seanca për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së kreut të ekzekutivit, Ramush Haradinaj. Por në këtë seancë, deputetët pritet që të votojnë edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (BE).

Mosmiratimi eventual i kësaj marrëveshje do të rrezikonte që të humbeshin miliona euro që BE-ja u jep shteteve që synojnë anëtarësimin në union.

Në Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLSP), thonë se Kosova duhet të tregohet e vëmendshme për miratimin e fondeve të IPA-s.

Rreze Hoxha, nga GLSP-ja thotë se institucionet nuk duhet që të përsërisin gabimin kur u humbën 12 milionë euro nga BE-ja, lidhur me një projekt në Komunë e Fushë-Kosovës.

Ajo thotë se miratimi dhe zbatimi i marrëveshjes duhet të mosndikohet nga ndryshimet politike që mund të ndodhin dhe se ajo duhet të jetë përpara çdo interesi partiak.

“Lidhur më këtë marrëveshje janë kryesisht dy faza kryesore për të cilat Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshme, e para është ajo që e përmendët ju është miratimi i marrëveshjes ndërkombëtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, miratim ky i cili duhet të bëhet para shpërbërjes së Kuvendit dhe së dyti”.

“Faza  e dytë i përket implementimit të kësaj marrëveshje, e cila duhet të bëhet në përpikëri ashtu si është paraparë me këtë marrëveshje, në këtë mënyrë Kosova evitonte çdo rast si rasti i kaluar kur ka ndodhur që Kosova i ka humbur 12 milionë euro, lidhur me një projekt i cili nuk u menaxhua apo u keqmenaxhuar nga Qeveria e Kosovës, po ashtu vlen të theksohet që me mosmiratimin e kësaj marrëveshje Kosova do ta humbte një fond milionësh për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“…në këtë mënyrë ne do të humbnim një fond nga populli i BE-së i cili i jepet Kosovës si donacion, në asnjë lloj nuk është ndonjë kredi që Kosova do të duhej më vonë ta kthej, pra janë para që i ofrohen Kosovës për rregullimin dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të saj, në këtë rast detyra e Kuvendit është që të sigurohet se kjo marrëveshje të miratohet sa më shpejtë të jetë e mundshme dhe e njëjta të mosndikohet nga ndryshimet politike që mund të ndodhin kjo duhet të jetë përpara çdo interesi partiak që politikanët mund të ketë”.

Mosaportimi i thotë ajo do të vërehet në mirëqenien e qytetarëve të vendit, raporton EO.

“Mosaprovimi i fondeve IPA në kuvendin e Kosovës do të vërehet në mirëqenie qytetarëve të republikës kjo ngase çdo projekt i paraparë në atë marrëveshje kundër të tjera edhe bursave që ju i përmendët mund të ndalohen dhe të mos u jepen përfituesve të paraparë me marrëveshje”.

Të ngjashme