Gola për grevën: Qeveria Kurti ndodhet në mes dy alternativave

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 13:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, duke folur për grevën në arsim tha se Qeveria Kurti aktualisht ndodhet në mes të dy alternativave.

E para sipas tij është këmbëngulja për të mos rënë në pozita shantazhuese dhe e dyta të ndajë edhe 50 eurot e kërkuara nga SBASHK-u, “sipas logjikës së një shteti të shantazhueshëm”.

Gola në seancën e Kuvendit foli për përplasjen e djeshme në Komisionin për Arsim ndërmjet kryetarit të SBAShK-ut Rrahman Jasharaj dhe deputetit Dimal Basha, raporton Ekonomia Online.

“Unë u binda që nuk janë të atij niveli që t’i arsyetojë grevist. Jo të vazhdohet me grevën e plotë pra me bllokadë totale. Unë me sa po mundem ta shoh që të mos bie në shantazh, por pasojat po bien tek fëmijët dhe prindërit, por një zgjidhje afatshkurtër për 50 euro dhe t’i kthehemi mësimit. Nuk po mendoj që ka shume zgjidhje”.

“Duket që më shumë kanë interes tjetër se si një Qeveri është e barrikada. Është saktësisht gjuha e përdorur Rrahman Jasharaj dhe na del të jetë kulturë e stërkequr. Tashmë janë të qarta humbjet enorme të procesit mësimor të fëmijët. Shoh sfidë të madhe për shoqërinë. Shkelja e dinjitetit të mësimdhënësve ka ndodhur kur përfaqësimet e sindikatave duke i përdorur për kontrata kolektive sesa për interesa strategjike edukativ”.

Të ngjashme