Goranët sot shënojnë ditën e tyre, Osmani i uron

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Goranëve ka uruar këtë komunitet, duke thënë se është pjesë pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.

“Sikurse motoja e kësaj feste “Kudo që të jesh, për festë në shtëpi të jesh”, Kosova është shtëpi e përbashkët, pra edhe e komunitetit goran. Kjo ditë, në familjet tuaja sjelltë gëzim, tolerancë e mirëkuptim. Duke kontribuar në ruajtjen e traditave tuaja kulturore, ju i jepni më shumë kuptim shumë-etnicitetit të Kosovës. Komuniteti goran është pjesë aktive në institucionet e shtetit të Kosovës dhe do ta vazhdojë ta ketë mbështetjen institucionale. Urime Dita e Goranëve!”, ka shkruar Osmani.

Për Ditën e Goranëve ka uruar edhe Misioni i OSBE-së në Kosovë, i cili tha se traditat gorane janë një pjesë e rëndësishme e kulturës në Kosovë.

Të ngjashme