Gorani për dialogun: Perëndimi po na thotë nëse ju keni vakt me pritë, ne ju presim

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Dukagjin Gorani në emisionin Pressing të T7, ka folur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe zhvillimeve në politikën e jashtme.

Gorani ka thënë se bota perëndimore po i thotë Kosovës se nëse ka vakt le të presë, sepse edhe perëndimi pret.

Me këtë deklaratë, Gorani deshi aludoi në atë se Kosova nuk ka kohë të humbë me dialog, andaj proceset duhet të shtyhen përpara.

“Perëndimi po na thotë nëse ju keni vakt me pritë, ne ju presim”, është shprehur Gorani.

E lidhur me intervistën e Gabriel Escobar –i dërguari i Posaçëm i presidentit Trump, për Ballkanin Perëndimor, Gorani tha se është shumë karakteristike, kur gjatë intervistës përmendet shkëmbimi i territoreve.

“Mendoj që përgjigja e Escobarit për shkëmbim të territoreve është shumë karakteristike, pasi që është përgjigje cila është përsëritje e përgjigjeve dhe qëndrimeve të administratës amerikane të mëhershme, është replikim i plotë i qëndrimeve të mëhershme”, tha Gorani.

Të ngjashme