GP i LDK-së takohen me presidentin slloven, Pahor

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 11:21 | Nga

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i GP LDK, Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Në takim u bisedua për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Pahor vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtet ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

Në takim me Presidentin Pahor morën pjesë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, shefi i GP LDK, Avdullah Hoti, dhe deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Driton Selmanaj dhe Doruntinë Maloku.

Poashtu, presidenti slloven është takuar edhe me grupin parlamentar të Listës Serbe si dhe me GP të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme