Grabovci i kërkon falje komunitetit rom

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 14:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci, i ka kërkuar falje komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas (RAE) për gjuhën e përdorur në përgjimet e publikuara së fundit, ku ai i quan “gabelë” pjesëtarët e këtij komuniteti.

Falje ka kërkuar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, pas deputeti rom, Kujtim Paqaku, tha se nuk do ta lëshonte foltoren përderisa nuk ka kërkim faljeje për fyerjet që i janë bërë komunitetin rom në bisedat e publikuara të Adem Grabovcit.

Fillimisht Veseli i kërkoi falje komunitetit rom, për çdo fyerje që atyre u është bërë.

Më pas është deklaruar Grabovci. “Po kalojmë qaste të vështira unë dhe familja ime në moment terrori. Zoti Paqaku, ju falënderoj për respektin që po tregoni. Nuk po besoj që po i përjetoni ju më rëndë sesa unë që po i përjetoj këto fyerje. Kërkoj falje edhe një herë për gjithë ato fyerje që janë bërë”, ka thënë Grabovci.

Ai në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës u është drejtuar të gjithëve të prekur dhe fyer nga bisedat e përgjuara telefonike që tash e një kohë janë duke u publikuar.

“U drejtohem juve dhe të gjithë të tjerëve që janë objekt i një bisede, që po e them me përgjegjësi personalisht unë dhe familja ime jemi duke kaluar çaste tepër të vështira të terrorit dhe e falënderoj shumë respektin që tregove, po ia tregoj ty dhe gjithë të tjerëve që angazhimet kanë qenë të sinqerta”.

“Do të vazhdoj të jem i sinqertë, të ju jep ndihmë dhe përkrahje sa herë që kërkoni nga unë si një bashkështetas i juaj, një vëlla, mik i juaj, dhe po u them sinqerisht nuk besoj që ju po i përjetoni më rëndë se sa unë dhe familja ime, këto fyerje të cilat janë duke mu bërë gjatë këtyre ditëve”

“Unë ju kërkoj edhe njëherë falje nga zemra dhe shpirti i im dhe shpreh keqardhje për atë që po ndodh dhe nuk besoj që në një shtet të Evropës mund të ndodh për një muaj rresht të terrorizohet një njeri, familje dhe një popull i tërë për shkak të bisedave private”.

Të ngjashme