Grabovci merr kërcënim, por nuk kërkon mbrojtje

Prishtinë | 13 Gus 2016 | 20:16 | Nga

Ka kaluar një javë që kur kanë ndodhur sulmi mbi Kuvendin e Kosovës dhe ende nuk është zbardhur ky rast. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është thënë se ky rast për shkak të natyrës specifike, rasti ka kaluar tek prokuroria speciale.

Ndërkohë, të martën është gjetur një mjet shpërthyes te shtëpia e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha.

Dhe, vetëm një ditë më vonë, edhe Shefi i Grupit Parlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, Adem Grabovci ka marrë një kërcënim nga disa persona ende të paidentifikuar. Mirëpo, as për këto dy rastet e fundit, nuk dihet se kush qëndron prapa tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme