Grabovci tash me një qëndrim ndryshe për demarkacionin

Prishtinë | 04 Kor 2016 | 09:37 | Nga

Kryesia e Kuvendit do të mbajë sot takimin e radhës ku pritet që të caktohet seanca e re. Në seancën e re për datën e së cilës do të vendoset nga anëtarët e Kryesisë janë paraparë 11 pika të rendit të ditës.

Në seancë pritet që të shqyrtohet dy projektligjeve si dhe të shqyrtohen tri raporte, ai i Radio Televizionit të Kosovës, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se Kuvendi është duke pritur Qeverinë që ta procedojë për ratifikim në Kuvend, marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Grabovci i ka thënë gazetës ‘Epoka e re’ se është e rëndësishme që vendimi për demarkacionin të jetë në përputhje me interesin e shtetit, ruajtjen e tërësisë territoriale dhe vullnetin e qytetarëve.

LEXO: Grabovci: Çëshja e shënjimit të kufirit, është politizuar dhe do të sjellë pasoja
Grabovci gjithashtu I ka bërë thirrje opozitës që të japë kontributin e vet konstruktiv në Kuvend, duke ofruar argument të cilat sipas tij, ndihmojnë në përcaktimin e drejtë të kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme