Gratë e PDK-së vazhdojnë fushatën me autobus

Deçan/Pejë | 08 Qer 2017 | 23:18 | Nga

Gruaja Demokratike e PDK-së, ka vazhduar takimet me degët e Gruas Demokratike (GD) në Deçan e Pejë. Takimeve të zhvilluara të enjten, u priu nënkryetarja e PDK-së, Flora Brovina.

Gjatë takimit në Deçan u potencua se ora e fitores po vjen dhe se gratë më shumë se kurrë janë gati të dëshmojnë fitoren e tyre më 11 Qershor, duke votuar numrin 12 të PDK-së si dhe numrin 1, Kadri Veseli.

“Gruaja ishte dhe është e zonja e vetes, ashtu do të jetë edhe më 11 Qershor, duke mbështetur Fillimin e Ri, për fuqizimin e gruas, rininë dhe zhvillimin ekonomik”, theksoi dr. Flora Brovina.

Brovina u tha grave se vota për PDK-në është votë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre dhe të vendit.

Për rëndësinë e votës së gruas, Fillimin e Ri dhe fitoren më 11 Qershor, u diskutua edhe në degën e GD-së në Pejë.

Duke folur rreth platformës së zhvillimit ekonomik, Fillimit të Ri, Flora Brovina, tha se prodhimi vendor do shtuar dhe duhet të mbulojë sa më shumë importet dhe se për këtë Fillimi i Ri ka paraparë edhe shtimin e investimeve në bujqësi dhe bizneset e vogla e të mesme.

“Gruaja është shtyllë e shtëpisë, shtyllë e kombit, duke u fuqizuar ajo, fuqizohet edhe shtëpia edhe kombi. Votoni, asnjë votë të mos mbetet në shtëpi, sepse gruaja ka nevojë të jetë më e fortë se kurrë, duke u bërë pjesë e fitores së Fillimit të Ri, vizionit të liderit tonë, Kadri Veselit dhe PDK-së”, tha ndër të tjera Flora Brovina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme