Vetëvendosjes në Ferizaj, Viti e Dardanë i bashkohen gra dhe vajza

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e tubimeve dhe takimeve me gra, anëtarësimeve të shumta në Lëvizje, dje mbajtëm edhe takimet e radhës në qytetin e Ferizajt, Vitisë dhe Dardanës. Çfarë hetohet dukshëm nëpër këto qytete është se problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, gratë dhe vajzat në veçanti, janë të njëjta.

Në Ferizaj, Viti e Dardanë u theksua orientimi i gabuar socio-ekonomik i qeverive të një pas njëshme që e thelloi pabarazinë dhe e rriti diskriminimin në vend, duke e bërë madje edhe përfaqësimin si të pamjaftueshëm. Ky orientim i gabuar, dhe këto problematika që rëndojnë shoqërinë tonë u tha që mund të ndeshen suksesshëm vetëm përmes angazhimit të përditshëm dhe organizimit strukturor ku gratë kanë fuqinë vendimmarrëse të barabart me burrat.

Një hapësirë të tillë, një organziatë që ofron mundësinë për secilën dhe secilin që të angazhohet për barazi e drejtësi, u tha që po e ofron Lëvizja VETËVENDOSJE!, dhe që kjo po vërehet çdo ditë nga pikat në lagje, në qendrat e qytetit, e deri në organet më rë larta të kësaj organizate. Gratë dhe vajzat po e gjejnë hapësirën e tyre në Lëvizje, prej ku edhe duhet lëvizur gjërat, drejt një të mire, e një Republike për gjithë qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme