Gratë me Fillimin e Ri, pjesë e fitores historike

Prishtinë | 09 Qer 2017 | 15:11 | Nga

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, Autobusi Fillimi i Ri, ndaloi në Besianë, Atje Gruaja Demokratike e PDK-së zhvilloi takim me Degën e GD-së në Besianë, e të cilës i prin kryetarja, Vjosa Sheholli.

Takimin e udhëhoqi Flora Brovina, nënkryetare e PDK-së, e cila me këtë rast theksoi se gratë duhet të jenë pjesa thelbësore e fitores historike, fitores së Fillimit të Ri, për fuqizimin e gruas dhe rinisë, për zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e vendit.

“Votoni, ftoni të gjitha gratë të votojnë për PDK-në, për të ardhmen e vet. Më 11 Qershor është dita e kthesës, dita e fitores së PDK-së. Ne, jemi krenare me kontributin tonë për fitore. Votoni liderin tonë Kadri Veseli duke rikonfirmuar vizionin, platformën dhe vendosmërinë e tij dhe të PDK-së për Kosovën e zhvilluar, Kosovën euro-atlantike”, theksoi ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, që ishte e panishme në këtë takim.

Edhe kryetarja e GD-së në Besianë, Vjosa Sheholli, ftoi gratë e Llapit të dalin të gjitha në votime, të votojnë numrin 12 për PDK-në dhe numrin 1 për Kadri Veseli.
“Gratë Demokratike të Besianës janë gati më shumë se kurrë për fitoren e madhe të koalicionit, të cilit i prin PDK-ja dhe Kadri Veseli” tha Sheholli.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme