Gratë presin shumë nga ministret e reja, shpresojnë në avancimin e të drejtave të tyre

Prishtinë | 15 Shk 2020 | 07:40 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për herë të parë në histori në Qeverinë e Kosovës pesë ministri do të udhëhiqen nga gratë. E gratë dhe vajzat kosovare tashmë kanë ku të drejtohen për problemet me të cilat ballafaqohen. Nga organizatat që merren me të drejtat thonë se përveç privilegjit, ministret e reja i pret punë dhe përgjegjësi e madhe.

 Luljeta Aliu nga Iniciativa për Barazi dhe Drejtësi, thotë për Ekonomia Online se do të kërkojnë më shumë përgjegjësi në dikasteret që udhëhiqen nga gratë për t’i quar përpara kërkesat e tyre.

“Mendoj që do të kenë edhe më shumë presion sepse edhe janë gra dhe nga gratë të cilat përfaqësojnë në institucione pritet që të jenë më të ndjeshme ndaj çështjeve të grave dhe çështjet e grave në Kosovë kanë shumë punë për t’u rregulluar si në familje apo institucionet”.

“Albulena Haxhiu ka qenë shumë e angazhuar në këto çështje edhe pa qenë ministre dhe jam shumë e bindur se ajo do ta ketë një fokus të veçantë sa i përket të drejtave të grave e sidomos fuqizimit të tyre në kuptimin e ligjeve”, thotë ajo.

Sipas saj Qeveria e re e ka marr me shumë seriozitet përfaqësimin e gruas në kuvend dhe në institucione, duke rritur  rëndësinë e tyre në institucionet kyçe.

“Kjo qeveri e ka marrë më seriozisht përfaqësimin e gruas në kuvend dhe në institucione dhe do të thotë i kemi 5 gra ministre që e përbëjnë një përqindje 33% dhe synimi duhet të jetë që të kemi një përfaqësim të barabartë prej 50%. Mirëpo në krahasim me legjislaturat e kaluara ku përqindja ka qenë as 5% ku i kishim 21 ministri. Ky është një zhvillim shumë pozitiv dhe rëndësia e grave në institucione është sigurisht kyçe ku gruaja në familje ka rëndësi të veçantë edhe në familje”, thotë ajo.

Më tutje Aliu theksoi se këto gra janë adekuate për pozitat që sot i posedojnë dhe se ato janë të dëshmuara për angazhimin e tyre edhe më herët në fushën e politikës.

“Unë besoj që të gjitha këto gra janë të dëshmuara dhe janë adekuatë sepse janë emra që njihen për opinion dhe që kanë dëshmuar edhe angazhimin e tyre edhe më herët. Unë mendoj që janë adekuate dhe natyrisht që edhe prej tyre do të pritet që për ti quar përpara kërkesat e grave dhe sigurisht këto do të merren në përgjegjësi sepse do të ketë edhe kërkesa më shumë nga ana e grave dhe mendoj që është kërkesa themelore për zhvillimin e vendit”, thotë ajo.

Ndërsa sa i përket gruas së parë kryeparlamentare në Kosovë Vjosa Osmani, Aliu shprehet se ajo e ka dëshmuar veten për këtë punë dhe në këtë legjislaturë do të jetë mjaftë e suksesshme.

“Vjosa Osmani gjatë gjithë kohës ka qenë aktive dhe e ka dëshmuar vetën kembëngulëse dhe parimore në kuptimin e parimeve rugoviane dhe për atë arsye ka pas përplasje me disa nga figurat e tjera të LDK-së dhe ajo është treguar e fortë dhe rezistente ndaj përplasjeve ndaj lojërave të ndryshme në prapaskenë dhe besoj që ajo do të mundohet që kjo legjislaturë të jetë e suksesshme dhe që qeveria të jetë konstruktive.

Edhe Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave (RrGGK) thotë për Ekonomia Online se do të kërkohet përgjegjësi shumë e madhe nga këto ministri që udhëhiqen nga gratë.

“Ne presim shumë prej tyre tash kanë përgjegjësi jo ndaj partisë por ndaj qytetarit dhe prandaj unë mendoj që këto janë adekuate për këto vende që i kanë sepse janë votuar dhe kanë marr besimin. Patjetër dhe ne gjithmonë po shkojmë me një listë të kërkesave të grave dhe vajzave të Kosovës sepse rrjeti i grave përfaqëson 160 organizata dhe ne nuk duhet të shkojmë vetëm si urim por edhe si hap i parë i bashkëpunimit për kërkesat që i kemi në emër të grave dhe vajzave të Kosovës”, thotë ajo.

Rugova thotë se përzgjedhja e grave ka të bëjë shumë më vetëdijesimin e qytetareve, por edhe me punën e madhe të organizatave të grave.

‘Është me të vërtetë një gëzim i madh për të gjitha gratë dhe vajzat sepse për herë të parë kemi një numër kaq të madh të grave në vendimmarrje. Këtu ka të bëjë shumë me vetëdijesimin e qytetarëve sepse ata kanë qenë që i kanë votues dhe natyrisht me punën edhe të organizatave të grave për me ardhur te kjo ditë edhe pse unë mendoj që është deshtë me u zbatua ligji për barazi gjinore, por është hera e parë që kemi kaq shumë gra dhe meqenëse se këto janë të votuara kanë përgjegjësi ndaj qytetarit”.

“Është krenari për ne që për herë të parë me e pa një kryeparlamentare në Qeveri dhe mendoj që ajo e ka atë energji dhe ajo ka treguar edhe më herët që ka energji dhe ka vepruar edhe më herët dhe ka qenë shumë e angazhuar edhe në punët e parlamentit dhe në çështjet ne që kemi lobuar ka qenë mbrapa nesh edhe Vjosa, tha Rugova për Ekonomia Online.

Kosova është e para në Ballkan për sa i përket pozitave ministrore të cilat drejtohen nga gratë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme