Grenell demanton Selimët për heqjen e vizave nga ShBA: Nuk është e vërtetë

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka quajtur të pavërtetë informacionin se Kosova do të hyjë shumë shpejtë në programin ”Visa Waiver Program”, (VWP) për heqjen e vizave me Amerikën.

”S’është e vërtetë”, është shprehur Grenell në një reagim të tij të zakonshëm në twitter.

Kjo cicërimë e tij pasoi pas një statusi të Petrit Selimit, i cili kumtonte lajmin e thënë dje nga Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, se Kosova se shpejti do të hyjë në programin e VWP, ku kosovarët s’do kenë më nevojë për viza për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme