Grenell e quan të jashtëzakonshme marrëveshjen Kosovë – Serbi

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur të jashtëzakonshme marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u nënshkrua sot në Uashington.

“Kemi punuar gjatë dhe shumë për këtë marrëveshje. Politika kishte ngecur dhe ata kishin dekada që po negocionin e nuk po merreshin vesh. Presidenti Trump më tha, ata po luftojnë politikisht dhe pse të mos gjejmë një zgjidhje ekonomike që të zhbllokojmë situatën”, tha Grenelli.

Grenell beson që edhe BE-ja do të jetë e kënaqur.

“Kemi qenë vazhdimisht në kontakt me këshilltarët për siguri në Gjermani dhe Francë. I kemi njoftuar ata dhe kanë qenë të kyçur për strategjinë e marrëveshjes dhe prapë sot do t’i njoftojmë për detajet”, tha Grenell në një konferencë për media.

Të ngjashme