Grenell nga VV-ja thotë se nuk përzihet për formimin e Qeverisë: Me Kurtin bisedova për ekonominë

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 10:57 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari i Posaçëm i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell, tha se Kosova nuk duhet të bëhet si Gjermania dhe Britania për mosformimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai tha se janë duke shikuar se çfarë po ndodhë me krijimin e Qeverisë së re.

Por sipas tij, çështja e formimit të Qeverisë së Kosovës nuk është çështje e tij dhe se me Kurtin ka biseduar vetëm për çështjet ekonomike.

“Ishte kënaqësi ta takoja përsëri Albin Kurtin. Çështja për formimin e Qeverisë, nuk është çështje e imja”.

“I tregova Albin Kurtit që edhe Britania e Madhe dhe Gjermania kishin telashe për lidhjen e koalicioneve për formimin e Qeverisë. Unë thash që ne ju shikojmë dhe shohim se çfarë po ndodh, unë i inkurajoj që të ndjekin rregullat që të gjithë i kanë bërë dhe të shohin vendet e tjera”.

“Shtytja ekonomike që unë jam duke u përpjekur të bëj, duke u përpjekur të krijoj punë, njerëzit janë të uritur për të punuar. Po mundohem të injoroj përleshjet politike”.

“Duam të kemi një zhvillim ekonomik. Duke pasur qeveri hap mundësi për punë dhe rrit numrin e të punësuarve. Ne jemi të interesuar në ekonomi dhe jo në Qeveri”.

“Mesazhi im për sot është që të lëvizim përpara të ndihmojmë të rinjtë dhe familjet e reja me vende pune”.

Ai po ashtu ka folur rreth marrëveshjes finale me Serbinë, duke thënë se nuk ka afat kohor se kur mund të arrihet një marrëveshje e tillë.

Emisari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, arriti dje në Kosovë ku edhe e kishte një darkë pune me presidentin Hashim Thaçi.

Richard Grenell pas kësaj darke, duket se ka qenë i qartë për taksën 100 % duke kërkuar që ajo të hiqet.

Ai poashtu nga Kosova do të udhëtoj për në Serbi, ku të premten në mëngjes do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ardhja e Grenellit në Kosovë dhe Serbi vjen tri ditë pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Image may contain: 2 people, people standing, suit and indoor

Image may contain: 1 person, standing, suit and indoor

Të ngjashme