Grenell: Nuk e di kush është DioGuardi, po përhap lajme të rreme

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka hedhur poshtë lajmet për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.

Në media të ndryshme online, por edhe në rrjetet sociale, gjatë ditës qarkulloi një lajm se Joseph DioGuardi, ish-kongresmeni amerikan dhe presidenti i “Albanian American Civic League” në SHBA, i konfirmonte një shtetasi shqiptar shkarkimin e Grenell.

Më vonë, postimi në rrjetet sociale u fshi.

Për këtë, mediumi shqiptar A2, i ka shkruar Grenellit.

Ai ka demantuar lajmin për shkarkimin e tij duke e quajtur lajm të rremë.

“Nuk e di kush është DioGuardi, por kushdo qoftë, nuk duhet të dëgjoni ato që thotë. Po përhap lajme të rreme”, tha Grenell.

Richard Grenell mban postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe që prej 20 shkurtit 2020, është emëruar edhe drejtor i përkohshëm i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare nga presidenti Trump.

Të ngjashme