Grenell pas kapjes së agjentëve të dyshuar rusë: Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare!

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 23:25 | Nga Ekonomia Online

Ish i dërguari i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar në Twitter pas raportimeve se tre agjentë rusë kanë sulmuar dy ushtarë shqiptarë pranë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Ai në postimin e tij në Twitter ka thënë “Mos u ngatërroni me Forcat e Sigurisë Shqiptare”.

“Shpresoj të marrin medalje. Të gjithë janë heronj”, vazhdon Grenell. 

Të ngjashme