Grenell shpërndanë qëndrimin e senatorit amerikan për rishqyrtim të prezencës ushtarake në Kosovë

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richrad Grenell, e ka shpërndarë një qëndrim të senatorit amerikan, David Perdue, i cili mbrëmë ka thënë se nëse nuk e hiqet taksa dhe nëse nuk tregohet gatishmëri për paqe të plotë me Serbinë, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë prezencën ushtarake në Kosovë.

Këto reagimeve të politikanëve amerikanë vijnë pas refuzimit të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti që të hiqet menjëherë taksa 100 % ndaj Serbisë pa asnjë kusht shtesë.

Përveç pranisë ushtarake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shqyrtuar edhe pezullimin e fondeve dhe investimeve milionëshe në Republikën e Kosovës.

Perdue në shkrimin e tij kishte kujtuar faktin se SHBA’të janë duke ruajtur paqen mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se 20 vjet, dhe sipas tij nëse Kosova nuk e heq taksën, atëherë SHBA’ja duhet ta rishqyrtojë prezencën ushtarake në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai. 

Richard Grenell kishte reguar ashpër pas vendimit të Albin Kurtit për heqje të pjesshme të taksës, duke thënë se Kurti po bën një gabim shumë serioz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme