Grenell: Zhvillimi ekonomik është injoruar në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

I dërguari Special i presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se zhvillimi ekonomik është injoruar në këtë dialog.

Ai në Twitter ka shkruar se përmes dialogut synon zhvillimin ekonomik dhe rritjen e punësimit.

“Washingtoni është i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe punësim, ne besojmë se kjo është lënë anash në dialog. Por ne s’mund të ndihmojë kur tarifa e qeverisë së Kosovës vazhdon t’i shkaktoj dëm Kosovës. Ato duhet të hiqen fillimisht. Gjithashtu, çështjet politike duhet të zgjidhen nga dy palët, jo nga Washingtoni”, ka shkruar Grenell.

Të ngjashme