Grenelli thotë se Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i administratës Trump

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se administrata Trump do të vazhdojë t’i ketë prioritet Kosovën dhe Serbinë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ish-zëdhënësi i Bill Clintonit, është “i zemëruar që Kosova dhe Serbia janë pajtuar të bëjnë hapa para për normalizim ekonomik’.

Ai ka pyetur pse kjo çështje është injoruar gjatë nga Washingtoni.

“Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë i Bill Clintonit është i zemëruar që Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të bërë hapa për normalizim ekonomik. Ai qartë dëshiron që të vazhdojë konflikti. Pse janë injoruar për aq gjatë nga Washingtoni? Administrata Trump do të vazhdojë t’i ketë prioritet Serbinë dhe Kosovën”, ka shkruar Richard Grenell.

Të ngjashme