Grevistët pa rroga, Ahmeti ofron një ide: “Një deputeti me ia heq dy biftekë e një salmon në muaj”

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se është e vërtetë që çmimet nuk janë rritur vetëm për mësimdhënësit, por edhe inflacioni nuk i ka prek të gjithë njëjtë.

Ai propozoi një ide teksa mori shembull se një deputeti t’iu hiqen biftekë e një salmon në muaj, “por një mësimdhënësi ja ka heq nja 2-3 litra vaj e 2-3 gradë ngrohje etj”.

“Disave edhe bukën”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

Këto ditë ka pasur reagime të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës, pasi nuk i kanë proceduar pagat ndaj mësimdhënësve për muajin shtator si pasojë e grevës.

Madje, dy deputetë të LVV-së, Eman Rrahani dhe Alban Bajrami i kanë shprehur haptazi pakënaqësitë e tyre duke kërkuar nga pushteti që t’i procedojë pagat për grevistët.

Të ngjashme