Griep: Asnjë veprim s’mund ta ndalë mandatin e Speciales

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Sipas amendamentit të Kushtetutës së Kosovës, në bazë të të cilit është formuar Gjykata Speciale për Krime të Luftës në Kosovë, mandati 5-vjeçar i këtij organi do të skadojë në gusht të këtij viti. Derisa e njohësit e drejtësisë thonë se për ta vazhduar mandatin e gjykatës duhet të votojë Kuvendi i Kosovës, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, për “Zërin” ka deklaruar se asnjë veprim konkret nuk mund ta ndalë punën e Speciales, shkruan sot gazeta Zëri.

Në gusht të këtij viti përfundon mandati 5-vjeçar i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale. Ato hetojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë përgjatë viteve 1998 – 2000. Por në Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë vetëm atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës, gjë që është potencuar edhe nga zyrtarë të kësaj gjykate.

Të ngjashme