Gruaja e Ivanoviqit thotë se autoritetet kosovare nuk po e informojnë për rastin

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Në prag të përvjetorit të dytë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e veja e tij Milena Ivanoviq ka folur për mediat serbe.

Ajo ka thënë se procesi i gjykimit i cili është vendosur të filloi më 11 shkurt, i cili do të marrë një kohë më të gjatë.

Gruaja e të ndjerit ka thënë nuk kishte marrë shumë informacion nga institucionet kompetente të Kosovës lidhur me vrasjen e burrit të saj, por se detajet i kishte mësuar nga mediat dhe nga njerëzit.

“Në thelb, gjithçka përfundon me aktakuzat që janë ngritur kohët e fundit, të cilat, për të thënë më së paku, të dyshimta, sepse kam parë edhe shumë të palogjikshme. Megjithatë, nuk dua të besoj se dikush është i gatshëm të luajë me këto gjëra dhe se dikush nuk është serioz në lidhje me hedhjen e dritës në çështjen e vrasjes Oliverit”, tha Milena Ivanoviq, transmeton lajmi.net.

Ajo ka bërë vazhdimisht thirrje për t’i dhënë fund spekulimeve dhe vendosjes së përgjegjësive.

“Mund të hamendësohet afërsisht se cili është qëllimi dhe është me të vërtetë e frikshme që për dy vjet, ne dëgjojmë pothuajse çdo ditë versione të ndryshme se kush dhe pse e vrau Oliverin”, ka thënë ajo.

Milena Ivanoviq i ka thënë se ajo po përpiqet të jetë neutrale rreth çështjes.

Seanca dëgjimore paraprake e të akuzuarit për vrasjen u shty deri më 11 shkurt sepse aktakuza e re nuk ishte përkthyer në serbisht.

“Unë mendoj se do të zgjatet dhe më shumë do të kemi të gjitha llojet e problemeve, ato me përkthime, probleme me dëshmitarët dhe gjithçka tjetër”, tha Ivanoviq.

Në fundit ajo ka thënë se shpreson që të zbulohet emri i vrasësit të bashkëshortit të saj.

Kujtojmë, se Prokuroria Speciale e Kosovës ka paditur gjashtë persona për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, i cili u qëllua për vdekje në nëntor 2018 para zyrës së tij në Mitrovicën e veriut.

Ivanoviq, drejtuesi i partisë Liri, Demokraci, Drejtësi, u qëllua para zyrës së partisë së tij në Mitrovicë më 16 janar 2018.

Autoritetet e Kosovës arrestuan katër individë në lidhje me rastin në nëntor 2018.

Autoritetet përmendën gjithashtu si të dyshuar Milan Radoiciqin, nënkryetar i partisë kryesore politike serbe të mbështetur nga Beogradi, Lista Serbe.

Radoiciq, një biznesmen, shihet gjerësisht si mbajtësi i vërtetë i pushtetit në shumicën serbe të veriut të Kosovës.

Ai shmangu arrestimin në nëntor 2018 dhe u transferua në Serbi, ku autoritetet kanë pohuar se ai është i pafajshëm. Ai mohon përfshirjen në vrasjen e Ivanoviqit.

Dikur i konsideruar si një nacionalist fanatik, Ivanoviq kishte evoluar në një politikan të moderuar që mbronte bashkëjetesën midis pakicës serbe të Kosovës dhe shumicës shqiptare.

Ai gjithashtu ishte bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikën e tij ndaj qeverisë së Beogradit.

Në kohën e vdekjes, ai po rigjykohej për urdhërimin e vrasjes së shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ai kishte pretenduar pafajësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme