Gruaja e këshilltarit të Vjosa Osmanit ia mësynë bordit të RTK-së

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Të hënën është mbyllur konkursi për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ku për tetë vende kanë konkurruar jo më pak se 125 persona.

Në mesin e tyre është edhe gruaja e këshilltarit të Vjosa Osmanit Bekim Kupines, Vlora Konushevci, shkruan Gazeta Infokus.

Më 19 korrik ishte hapur thirrja për aplikim nga komuniteti shqiptar të bordit të Radio Televizionit Publik të Kosovës.

Bordi i RTK-së u shkarkua më 8 korrik nga Kuvendi i Kosovës.

Të ngjashme