Eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, gjatë raportimit në komisioni për Punë të Jashtme, tha se ish-komisioni caktoi kufi të ri me Malin e Zi.
“Ne mundemi me përfundua se është bërë një punë joprofesionale nga komisioni paraprak”, është shprehur ai.
Gruda, ka theksuar se dy komisionet e kaluara, ai i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, kanë bërë punë të ndryshme.
“Komisioni ynë kur e ka parë që Mali i Zi. Synim ka pasur ndryshimin e kufijve e jo shënjimin e kufijve, atëherë është dashur të tërhiqej”, ka theksuar ai, para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.
Sipas tij, është bërë gabim që është pranuar kadastri, si metodë për caktimin e kufijve, ngase kufijtë është dashur të caktoheshin mbi bazën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
“Nuk është kadastri kriter, ndërmjet Kroacisë e Malit të Zi”, tha ai.
DREJTPËRDREJT – Komisioni për Punë të Jashtme shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi
Gepostet von EkonomiaOnline am Dienstag, 26. Dezember 2017