Grupet Parlamentare nënshkruajnë deklaratë për të përmirësuar e forcuar procesin zgjedhor

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetarët e Grupeve Parlamentare kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor.

Në këtë drejtim, Kryetarët e Grupeve Parlamentare kanë rënë dakord të themelojnë një komision ad hoc parlamentar për të përmirësuar dhe përforcuar procesin zgjedhor duke adresuar rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE që janë lëshuar që nga viti 2013.

Kryetarët e Grupeve Parlamentare do t’i propozojnë Kuvendit të krijojë një Komision ad hoc në një nga seancat e ardhshme plenare.

Ata gjithashtu, kanë rënë dakord që në kuadër të Komisionit ad hoc parlamentar të formojnë një grup punues këshillues të ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët u zhvillua në prani të EUSR/Shefes së Ambasadores Apostolova të BE-së dhe Ambasadorit Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së.

Kryetarët ë Grupeve Parlamentare ftuan të dy institucionet për të mbështetur dhe ndihmuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar kornizën legjislative zgjedhore.

Të ngjashme