Grupet punues të VV-së dhe LDK-së takohen në ora 13:00

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 12:04 | Nga Halide Rexhepi

Takimi në mes grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së pritet të mbahet në orën 13:00. Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besian Mustafa.

Takimi do të mbahet në zyrat qendrore të LDK-së.

Ky takim ishte paraparë të mbahej në orën 11:00.

Vetëvendosje në këtë grup punues përfaqësohet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca, kurse LDK ka përzgjedhur anëtarët e kryesisë Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.

LEXONI EDHE:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme