Grupi i Qytetarëve “bombardon” ndërtesën e Qeverisë

Prishtinë | 25 Gus 2016 | 18:34 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në sheshet qendrore të kryeqytetit është mbajtur protesta e radhës e organizuar nga grupi i qytetarëve “#protestoj”.

Protestuesit kanë filluar marshin nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë, ku u lexua deklarata e qytetarëve protestues në të cilën shpjegohej qëllimi i protestës.

Më pas, protestuesit kanë “bombarduar” simbolikisht oborrin e Qeverisë me aeroplanë nga letra.

Kjo është protesta e gjashtë me radhë që ky grup organizon protestë, pas publikimit të përgjimeve, ku protagonistë janë Adem Grabovci dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së.

Protestuesit kanë vendosur altoparlantë para ndërtesës së Qeverisë, ku kanë transmetuar përgjimet e aferave të njohura si “Pronto 2”.

Të ngjashme