Grupi #mekryeministrin fushatë për orientimin seksual të Richard Grenellit

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ai për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, të enjtën përmes një deklarate të përbashkët kanë demantuar hapur dhe fuqishëm pretendimet për ekzistencën e një marrëveshje të “fshehtë” Kosovë-Serbi që përfshinte korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh.

Një pretendim të tillë e kishte shfrytëzuar dhe përdorur politikisht jashtëzakonisht shumë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si arsyetim për mos heqjen e plotë të taksës pa kushte siç kërkonte Washingtoni.

Sipas Kurtit, nëse do të hiqej taksa siç kërkonte Amerika, menjëherë do të fillonte implementimi i një marrëveshje të tillë sekrete.

E demantimi amerikan i pretendimeve të tilla të Kurtit për marrëveshje sekrete po përcillet me komente fyese e vulgare në drejtim të dy zyrtarëve amerikanë, Richard Grenell e Matthew Palmer.

Në grupin e quajtur “mekryeministrin” në ‘facebook’  i cili është vënë në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje, janë me dhjetëra komente që përmbajnë fyerje të rënda në drejtim të Grenell e Palmer.

Richard Grenellin përveç që e akuzojnë për lidhje me Serbinë dhe për të korruptuar, në këtë faqe që është vënë në shërbim të partisë së Kurtit, shumë komentues e fyejnë edhe në baza të orientimit të tij seksual.

Një koment indirekt rreth orientimit seksual të Grenell e kishte bërë edhe vetë Albin Kurti, kur kishte deklaruar se “nuk i shtrihem Grenellit sikur këta të LDK’së”.

Express ka nxjerrë disa prej komenteve më vulgare me të cilat komentues të shumtë që janë pjesë e faqes “mekryeministrin” dhe nga profile private, fyejnë dhe linçojnë emisarin e Trump për dialogun, Richard Grenell..

“Nuk na vynë një homoseksual me bisedu…” shprehet njëri prej komentueseve.

“Aman a po e dini kush është Grenelli!?, ni peder i qmendur që askush në Gjermani nuk e ka dashtë”, shkruan një komentues tjetër në grupin “mekryeministrin”                        

“Ky Grenell pederi…janë pro serb kjo udheheqja e Grenell pederit”, shprehet një tjetër në grupin që përkrah Kurtin.

“O në rrs Grenell pederi”, komenton një tjetër.

“Vuçiqi peder, Grenelli peder, Thaçi ka hy mes tyre”, shkruan një tjetër.

“Grenelli nuk është amerikan. Grenelli është peder rus”, shprehet një tjetër.

“Paramendo, fati i Kosovës varet te nji peder”, shprehet një tjetër.

Ka edhe të tjerë që fyejnë Grenellin për shkak të orientimit seksual edhe në rrjete të tjera soaciale.

“Koti e ki, populli nuk i han foret e juve.Jepja një fustan dhuratë Grenellit”, shkruan një tjetër në twitter.

Në grupin “mekryeministrin” nuk e kursejnë as Matthew Palmer, duke e akuzuar për lidhje me Serbinë./GazetaExpress/

Të ngjashme