GSJP lanson Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike, synon mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 14:46 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka lansuar Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike, e cila do të angazhohet për mbrojtjen e të mirës publike, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e GSJP-së, Arbëresha Hoxha ka thënë se Qendra është krijuar që t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës nga padrejtësitë dhe shkelja e të drejtave të tyre nga institucionet e vendit.

“Kemi kënaqësinë të krijojmë këtë qendër dhe të qojmë përpara rastet gjyqësore që të bëjmë përmirësime në jetën e qytetarëve. Qendra është krijuar që të mbrojë qytetarët e Kosovës nga padrejtësisë dhe shkeljen e të drejtave të tyre nga institucionet e Kosovës”.

“Ky proces gjithashtu përfshin përdorimin mediet, proceset e avokimot dhe instrumente të tjera që synohet të rritet vetëdija e qytetarëve dhe përmes këtyre mekanizmave të ushtrohet presion karshi autoriteteve përgjegjëse”.

“Qendra trajton rastet ku institucionet kanë shkelur të drejtat e qytetarëve dhe synon t’i mbështet qytetarët e dëmtuar nga mos veprimet e institucioneve përgjegjëse”, ka thënë Loxha.

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahlinyka, thënë se ky projekt është i pari i këtij lloji në Kosovë.

Sipas saj, nga ky projekt mund të përfitojnë shumë qytetar, duke i zgjidhur rastet e tyre.

“Është një projekt emocionues, dhe për Kosovën një prej çështjeve kryesore është balanca në sistemin gjyqësor dhe ka shumë raste që nuk janë zgjidhur sepse sistemi gjyqësor është i mbingarkuar. Mendoj që kjo është shumë e dobishme sidomos për Kosovën që ka sistem të ngarkuar të gjyqësorëve”.

“Kjo që kemi rifilluar është pjesë e sqarimit të këtyre rregullave dhe rregulloreve dhe të drejtave që i kemi si qytetar. Kjo është e para e llojit në Kosovë mund të shohim progres të madh dhe shumë njerëz mund të përfitojnë nga kjo që rastet e tyre ende nuk janë zgjedhur dhe presim të shohim rezultate nga kjo”.

Drejtoresha e CDF-së Nermin Mahmuti, ka thënë se qendra ka për qëllim të ndihmojë sistemin gjyqësor në Kosovë, raporton EO.

“Këto aktivitete kanë pasur elemente ndërsektoriale, qofshin ato të barazisë gjinore të drejtave të njeriut apo të ngjashme. Në thelbin e tij projekt përfaqësoj një përpjekje unike që grupet të kalojnë nga pasivizmi në aktivizëm”.

“Qëllimi është me zbërthye aktivizimin qytetar dhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore. Është platformë që synon të ndihmojmë sistemin gjyqësor në Kosovë dhe mund të përfitojnë shumë qytetar”.

Të ngjashme