Gucati: Emri i Thaçit nuk është në listën e të intervistuarve nga Specialja

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 21:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se beson në pafajësinë e liderëve politikë të UÇK-së ndaj të cilëve është ngritur nga Gjykata Speciale.

Gucati thotë se nuk e kanë emrin e presidentit Hashim Thaçi në listën e të intervistuarve nga Gjykata Speciale.

“Në listat tona nuk e kemi Hashim Thaçin si të intervistuar nga Gjykata Speciale. Emri i Kadri Veselit është, i Ramush Haradinajt, por i Thaçit jo. Ne kemi pasë takime me Thaçin edhe zyrtare por edhe private në oda, por asnjëherë nuk ka thënë se është intervistuar nga Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

Tutje ai thotë se ngritja e aktakuzës disa ditë para takimit në Uashington është një skenar i përgatitur më herët.

“Shqipfolësit, Serbia dhe Rusia nuk deshën që të jetë Thaçi në tavolinën e dialogut me Serbinë. Jemi dëshmitarë të punës së paepur të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse në dëm të shqiptarëve”, thotë ai.

“Kjo për shkak të fuqisë së Thaçit dhe mençurisë së tij. Ekzistonte frika që të uleshin në tavolinën e dialogut me Thacin dhe në tavolinën e ndërmjetësuar nga Amerika, miku më i mirë që njeh kombi shqiptar”, përfundon ai në T7.

Gucati po ashtu thotë se janë edhe 9 persona të tjerë të hierarkisë së lartë të UÇK’së që janë ftuar.

Të ngjashme