“Guxo” me 14 kandidatë në listën e VV-së

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Iniciativa qytetare e Vjosa Osmanit, e cila po njihet me sloganin “Guxo”, do të përfaqësohet me 14 kandidatë në listën e Vetëvendosjes për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Osmani, që është kryetare e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes, para dy ditësh firmosi marrëveshje me liderin e VV-së, Albin Kurti, që të garojnë bashkë në këto zgjedhje.

Osmani si bartëse e listës së LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ishte e dyta më e votuara në Kosovë pas Kurtit.

Por më pas, marrëdhëniet e saj me LDK-në u ftohen deri në atë pikë, sa partia mori vendim ta shkarkojë nga pozita e nënkryetares.

Sipas asaj që është prezantuar, Vjosa Osmani garon për t’u bërë presidente, kurse Kurti kryeministër.

Përfaqësuesit e “Vjosës” në listën e VV-së:

  • 2. Vjosa Osmani
  • 8. Donika Gervalla
  • 16. Haxhi Avdyli
  • 24 Faton Peci
  • 33. Doarsa Kica
  • 40. Burim Karameta
  • 48. Jeta Statovci
  • 56. Rrustem Leti
  • 64. Nasuf Bejta
  • 72. Ekrem Mustafa
  • 80. Gresa Bytyqi
  • 88. Blerim Gashani
  • 96. Leonora Sfarqa
  • 104. Nita Bakalli

Të ngjashme