Hadergjonaj: Edhe qeveria e Isa Mustafës shpenzoi rezervat shtetërore

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 11:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës po mban seancë për vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadergjonaj, ka folur në lidhje me ndarjen e mjeteve financiare.

Hadërgjonaj në emër të PDK-së e quajti të kotë kërkesën për mbajtjen e kësaj seance.

“Është kërkuar me urgjencë në ditën e epopesë që të mbahet kjo seancë me arsye se vendi po rrezikohet financiarisht. E mira është që nuk është mbajt atë ditë. Shqetësimet tona i kemi ngritë dhe kanë të bëjnë me planifikimin dhe kemi dalë që paraja publike duhet të shpenzohet në mënyrë të duhur. Nëse i referohemi historikut të shpenzimeve të rezervave shtetërore nga viti 2013 deri në 2017 pothuajse njëjtë është shfrytëzuar, kur ministër ishte Avdullah Hoti dhe kryeministër Isa Mustafa”, tha ajo.

Sipas saj, ndarjet e rezervave shtetërore nuk e rrezikojnë shtetin.

“Opozita po mban seanca koti. Ndarjet e rezervës nuk e rrezikojnë shtetin, por duhet të respektohet ligji. Partitë opozitare na dalin si engjëj a nuk lënë ligj pa shkelur”, u shpreh ajo.

Të ngjashme