Haga jep vendimin për Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 10:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këtë të mërkurë, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka shqiptuar dënimin me 4 vjet e gjysmë burgim për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.Dënimi, sipas kryetarit të këtij grupi, Charles Smith, u bë në emër të popullit të Kosovës, ndërsa bazë e këtij dënimi ishin akuzat me të cilat akuzoheshin Gucati e Haradinaj.

Trupi Gjykues i shpalli Gucatin e Haradinajn fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Këto janë shkelje të Kodit Penal të Kosovës (KPK) dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (Ligji). Trupi Gjykues i shpalli të akuzuarit të pafajshëm lidhur me hakmarrjen. Trupi Gjykues dënoi secilin prej të akuzuarve me burgim katër vjet e gjysmë, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim dhe me gjobë 100 euro”, thuhet në Aktgjykimin e dërguar për media nga Dhomat e Specializuara.

Të ngjashme